Aksident i trefishtë në aksi Lezhë-Shkodër, dy të plagosur, mes tyre edhe një grua shtatzanë

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, ndërsa në aksident janë perfshirë tre automjete.

Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë.

Lezhë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?