Aksident i trefishtë në Fier, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Fier-Seman në segmentin rrugor të Fermë-Çlirim. Si rezultat i këtij aksidenti ku janë përplasur tre mjete, një tip Benz, Opel dhe Volkswagen, ku ky i fundit ka përfunduar ne kanal. Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar, dy prej të cilëve të mitur. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Të lënduarit ndodhen në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP