Aksident i trefishtë në Librazhd, nuk ka persona të lënduar

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd –Elbasan. Shkaku i aksidentit që ndodhi rreth orës 17:35 dyshohet se ka qenë tentativa për parakalim e një autoveture.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme matriale.  Ndërkohë qarkullimi për shkak të aksidentit është paralizuar plotësisht dhe shërbimet e policisë rrugore po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim pasi për momentin ka një fluks të madh në të dy kahet e rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?