Aksident i trefishtë në Milot-Fushë Krujë/ 3 prej të plagosurëve në gjendje të rëndë, nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën e Laçit, në aksin Milot-Fushë Krujë. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre të lënduar rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar.

Një nga të plagosurit, i identifikuar si Dervish Allamani, kishte mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa u nxorr i gjallë nga forcat zjarrfikëse dhe u nis me ambulancë për tu mjekuar drejt spitalit të Traumës.

Dy javë më parë po në këtë aks u shënua një aksident tragjik, ku u mori jetën katër personave, dy prej tyre të rinj që sapo ishin fejuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?