Aksident, makina përplas policin në vija të bardha

Një efektiv policie, i cili ka qenë duke kaluar rrugën në vija të bardha, është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Efektivi i i policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë uniformat blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?