Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 4 makina me njëra-tjetrën

Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur vetëm para pak minutash në hyrje të Tiranës. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Qendrës Tregtare Univers (QTU).

 

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por është bllokuar trafiku në njërin aks, ndërsa njëra prej makinave ka pësuar dëme të mëdha materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

SHKARKO APP