Aksident me 3 të plagosur në Bulqizë, njëri prej tyre niset me urgjencë në Tiranë
Aktualitet E Martë, 21 Shtator 2021 12:56
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që lidh Bulqizën me Peshkopinë. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi te pishave në Fushë-Bulqizë dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës.
Njëri prej të plagosurve për shkak të plagëve të rënda është dërguar me autoambulancë në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

