Aksident me 6 të plagosur në Elbasan-Librazhd, mes tyre edhe një vajzë e mi*tur
Mbrëmjen e sotme një aksident i madh është regjistuar. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Xibrakë, ku mjeti me drejtues V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.