Aksident me motor, gruaja tërhiqet 50 metra zvarrë, në rrezik për jetën dy persona

Dy persona janë në rrezik për jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Maliqit.  Sipas policisë lokale, shtetasi Anxhelo Hamelli, rreth 20 vjeç dhe banues në Libonik, duke udhëtuar me motorin e tij ka aksidentuar shtetasen Vjollca Dervishi.  Mësohet se 50-vjeçarja, banuese në Maliq, ka qenë duke kaluar nga njëri trotuar në tjetrin, por motori e ka përplasur duke e tërhequr zvarrë për rreth 40 metra.  Për pasojë, të dy personat kanë marrë dëmtime shumë të rënda dhe për rrjedhojë, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës do të dërgohen për mjekim në atë Ushtarak të kryeqytetit.  Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP