Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lushnjë-Berat

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë- Berat ku një furgon tip Benz pranë fshtatit Stan Karbunare ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi i cili udhëtonte me karrocë me gomar.

Si pasojë e kësaj goditje ka marrë plagë të rënda shtetasi Kostandin Verushi i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve të para drejtuesi i karrocës ka dalë nga rruga dytësore për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Drejtuesi furgoni i cili vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit e ka venë re dhe ka frenuar, por nuk ka mundur ta shmang goditjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?