Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 49-vjeçarja
Aktualitet E Enjte, 27 Shkurt 2025 10:01
Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

