Aksident me vdekje në Fier. 23-vjeçari përplas endacakun, arrestohet në flagrancë
Një 23-vjeçar me inicialet A.M., u arrestua në flagrancë nga policia pasi dje në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa Koshovicës” aksidentoi një shtetas që dyshohet të ketë qenë endacak në rrugë.
Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës.
NJOFTIMI
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.
Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.
Po punohet për identifikimin e viktimës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.