Aksident me vdekje në Fier, zbardhet identiteti i viktimës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Mësohet se, viktima e identifikuar si Emanuela Koçiaj 35-vjeç ka qenë duke ecur në rrugë në momentin e ndodhjes së aksidentit, ndërkohë policia ka mundur të shoqëroi drejtuesin e mjetit shtetasin E. A., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa polica po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin E. A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E. K. (këmbësore).
Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E. A., dhe po kryen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.