Aksident me vdekje në Fushë Krujë, plagoset një tjetër

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Ngjarja ndodhi pasi një automjet tip Fiat është përplasur me një automjet tjetër tip Benz.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të parë me iniciale N.M. Nga ngjarja ka mbetur i plagosuri edhe drejtuesi i mjetit tjetër.

SHKARKO APP