Aksident me vdekje në Gjirokastër, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në Gjirokastër. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”.

Një 62-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit tip “Fiat”, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Shoferi u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?