Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas kalimtaren. Policia jep detajet
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Mirditë. Ngjarja ndodhi në fshatin Reps. Burime zyrtare bënë me dije se një kalimtare është përplasur nga një makinë, e për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin me inicialet B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.