Aksident me vdekje në Lezhë-Milot. Përplasen dy mjete, humb jetën pasagjerja 65-vjeçare

Një 65-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë në aksin Lezhë-Milot. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti, ku automjeti me drejtuese shtetasen B.Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Jani Loqi.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gjelina Lleshi, 65 vjeçe, pasagjere në mjet. Për shkak të plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?