Aksident me vdekje në Malësinë e Madhe, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Aksident me vdekje në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbreme rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”, Vukpalaj, Malësi e Madhe. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshë, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?