Aksident me vdekje në Maliq, humb jetën 14-vjeçarja

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Maliq, ku një vajzë e mitur.

Policia bën me dije se rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP