Aksident me vdekje në Sarandë, përplaset automjeti me targa të Durrësit
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Sarandës.
Automjeti tip Citroen me targa të Durrësit është aksidentuar me tre persona, nga të cilët një prej tyre ka vdekur.
Raportohet se viktima është A. A., teksa dy të tjerë janë plagosur, një prej tyre vajzë.
Automjeti i cili u aksidentua është me targa të Durrësit, teksa trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës.
Policia bëri me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A. A., 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.