Aksident mes dy makinash në aksin Memaliaj-Krahës, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Krahës.

Policia bën me dije se rreth orës 14:30, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç  banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?