Aksident mes dy makinave në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy shoferët
Aktualitet E Diel, 28 Janar 2024 16:59
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Qafa e Buallit’, ndërsa për pasojë të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.
Ata janë transportuar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.