Aksident në aksin Belsh-Cërrik, humb jetën 23-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Belsh-Cërrik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Shalës.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, makina tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 23-vjeçari Indrit Zekthi, raporton Ora News.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP