Aksident në aksin Elbasan-Peqin, mjetet bëhen “shoshë”

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është shënuar sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur dy makina dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen automjetet e përplasura që janë shkatërruar e bërë “shoshë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aksidentit në vendngjarje raportohet se është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses. Ndërsa policia nuk ka ende një informacion zyrtar mbi aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama
Shikoni si janë shkatërruar makinat/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, mjetet bëhen “shoshë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?