Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 3 persona

Tre persona janë dëmtuar në aksidentin e ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Shoferi 23-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?