Aksident në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë. Kanë mbetur tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Një çift që udhëtonin me një mjet tip “Benz” janë përplasur me një burrë që udhëtonte me një mjet tip “Golf”.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej mjeteve. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht gjenden në spitalin e Gjirokastrës.

SHKARKO APP