Aksident në aksin Korçë-Bilisht, një 17-vjeçare në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, nga një aksident që ndodhi një ditë më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Plasë, ku mbetën të lënduar edhe 2 të tjerë. E mitura J. Elmasllari është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Pas aksidentit, policia ka arrestuar J. Lumanin, drejtues i mjetit tip ‘Renault’, i cili ishte në gjendje të dehur, dhe ka proceduar penalisht B. Cenollarin, i cili drejtonte mjetin tip ‘Toyota’, dhe mbeti i plagosur.

Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës.

3 prej personave të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP