Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës” si pasojë e përplasjes së 2 makinave.

Sipas policisë rrugore, njëri nga mjetet ka qenë duke lëvizur nga një shesh pushimi në anë të rrugës për të kaluar në aksin nacional kur është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte në drejtim të Maliqit.

Goditja ka qenë e fortë aq sa mjeti me targa shqiptare ka bërë disa rrotullime në rrugë duke sjellë edhe plagosjen e tre personave që ishin në mjet.

Sipas policisë mjeti që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Maliqit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke mos shmangur dot përplasjen.

SHKARKO APP