Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.
“Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M., ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.