Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar njëri prej shoferëve dhe një pasagjere. Ata janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

SHKARKO APP