Aksident në aksin Lushnje-Berat, furgoni përplas veterinerin që udhëtonte me biçikletë
Te persona mbetën të plagosur në një aksident në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Ngjarja është shënuar në orën 11:15 të kësaj të enjteje, 3 qershor, ku mjeti tip furgon me targa AA 379 TR ka aksidentuar një person që udhëtonte me biçikletë.
Nga aksidenti janë dëmtuar dy personat që udhëtonin në furgon, por më rëndë është plagosur drejtuesi i biçikletës, Flamur Gjata, me profesion veteriner.
Sipas bluzavë të bardha, Gjata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në kujdesin e mjekëve të Reanimacionit, ndërsa është ndaluar nga policia drejtuesi i furgonit.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.