Aksident në aksin Lushnje-Berat, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi tëVsegmentit Fier-Shegan.

Paraprakisht mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me motor elektrik.

Ndërkohë viktima është identifikuar si Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP