Aksident në aksin Lushnje-Berat/ U përplas nga një automjet, ndërron jetë në vend 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat ne fshatin Barbullinjë.

Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari, A. Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lushnjë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?