Aksident në aksin Memaliaj-Tepelenë, një i plagosur niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në aksin Memaliaj-Tepelenë.

Sipas policisë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M.,  rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja duket se ka qenë e fortë e cila ka sjellë dëmtim plotësisht të makinës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tepelenë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip  “Benz” me drejtues shtetasin L. M.,  rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

SHKARKO APP