Aksident në aksin Përrenjas – Qafë Thanë, identifikohen 5 gratë dhe 2 fëmijët e plagosur. Emrat

Gjashtë persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mjeti  me targa AA 117 lA me drejtues shtetasin S.S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin  me targa AW89560G me drejtues shtetasin maqedonas I.Ll 36 vjeç, banues ne Strugë Maqedoni.

Të plagosurit janë, Eleni Koçani 85 vjeç nga Korça dhe Zibrisha Lloga, Istref Lloga, Mendime Lloga, Ermal Lloga, Qemal Lloga dhe Gjinovefa Koçani nga Maqedonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy nga të dëmtuarit më rëndë janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave.

Policia informon se “si pasojë  e aksidentit janë dëmtuar shtetaset T.S., 75 vjeçe, Gj.K,80 vjeçe,  E.K.,85 vjeçe  banuese në Tiranë,  të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45 vjeçari nga Tirana, si dhe janë aksidentuar edhe  shtetasit maqedonas M.Ll.31 vjeç , E.Ll.12 vjeç,. Q.Ll pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi maqedonas,  të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?