Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Makina me shpejtësi të lartë del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Golem. Automjeti tip Mercedez ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit K.B në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pranë spitalit të Lushnjës burime bëjnë me dije se fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP