Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”.
Shtetasi me iniciale L.B., duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshëm.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.