Aksident në aksin rrugor Shengjin-Lezhë, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shengjin-Lezhë, në afërsi të një lokali. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, dhe si pasojë dy shtetase që ndodheshin në pasagjere në këto mjete janë lënduar.
“Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë, në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete. Kanë marrë dëmtime 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje, po kryhen veprimet”, shkruhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

