Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Shkodër-Koplik”.

Uniformat blu bëjnë me dije se në aksident u përfshinë dy automjete. Nga përplasja mbeti e lënduar pasagjerja malazeze, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere)në automjetin që drejtohej nga shtetasi D. D, e cila është jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?