Aksident në autostradë, shqiptari flet nga shtrati i spitalit: Fat që jam ende gjallë
Ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja pas një aksidenti në autostradë, shqiptari që ishte nisur me taksi për t’u kthyer në atdhe.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari Armend Kameri ndodhet në shtratin e spitalit, por për fat mundet ende që të buzeqeshë.
“Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka thënë punëtori i i picerisë për “Blick”.
Aksidenti nga i cili doli gjallë ndodhi në Rothrist AG, ndërkohë që drejtuesja e mjetit ku kishte hipur gjeti vdekjen në vend.
Ishte nata e së hënës kur Armendi, shtetas i Kosovës, porosit një taksi për t’u kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit, e mandej do merrte tren për në aeroport.
“Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut. Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”- tregon ai.
Ai tregon se gjithcka shkoi mire deri në autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ku ndodhi edhe aksidenti.
I riu tregon se në këtë moment ndjeu që makina Mercedes levizi majtas-djathas pa e kuptuar përse. Me pas erdhi perplasja e fortë me anësoret e rrugës.
“Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qëndruar në anë. E gjitha ndodhi shumë shpejt”- thotë ai, duke shtuar se taksisten e pa të shtrirë përtokë pa shenja jetë. “Kishte lëndime serioze në kokë”- thotë ai.
KOHA JONË SONDAZH

