Aksident në autostradën Durrës – Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Një autobus, me drejtues P.G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Si pasojë është lënduar njëri prej pasagjerëve të autobusit B.D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP