Aksident në autostradën Elbasan – Tiranë, dy persona drejt “Traumës”

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Bëhet me dije se në këtë aksident një automjet tip “Toyota”, me targa të Kosovës është përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Mësohet paraprakisht nga News24 se të plagosurit janë dërguar drejtë Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?