Aksident në autostradën Fier-Lushnje, përplasen dy automjete

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier Lushnje në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i shoferit.

Shpejtësia e madhe ka çuar në një manovër të gabuar në parakalimin e drejtuesit të mjetit Opel i cili për pasojë është përplasur me  automjetin e tipit Audi

Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëndime të lehta pa probleme për shëndetin e tyre, informon gazetari i Ora News

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka ndaluar drejtuesit e të dyja automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?