Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Drejtuesi i një motoçiklete mbeti i plagosur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër ndërsa u përplas nga një automejt me  targa AA113TH, me drejtues Ilir Marlecaj, banues  Shëngjin.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe shtetasi Preng Doçaj ka marrë dëmtime të mëdha. Ai është dërguar në spital për mjekim ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punon edhe për evitimin e trafikut.

Ora News - Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës

SHKARKO APP