Aksident në autostradën Morinë-Milot, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në Kukës.

Njofton policia

Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?