Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një automjet tip “Opel”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trafikndarëse. Shkak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP