Aksident në Berat/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 40-vjeçari
Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në vendin e quajtur “Kantina Çobo”.
Mësohet se shtetasi me inicialet H.H., 55 vjeç, ka humbur kontrollet dhe ka dalë nga rruga.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 15:20 jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Kantina Çobo” një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin H.H, 55 vjeç, banues në Kuçovë ka humbur kontrrollin dhe ka dal nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të pa stabilizuar për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
KOHA JONË SONDAZH

