Aksident në Berat, makina përplaset me shtyllën dhe përfundon në murin e banesës, shpëton shoferi
Një aksident është regjistruar në ByPass-in e ri të qytetit të Beratit. Një automjet tip Mercedes Benz,me targa AA 484 AX, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethuas të një banese,duke kapërcyer edhe trotuarin. Si pasojë e përplasjes, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullusht dhe ka dalë pa lëndime nga makina
Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës dhe për të riparuar difektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të OSHEE-së. Pas aksidentit,në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po kqyrin zonën,për të konkluduar në shkaqet e këtij aksidenti. Burime të ekspertëve rrugorë në vendngjarje konfirmojnë se,nga hetimet dhe matjet e para mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.