Aksident në Berat, po lëvizte me biçikletë, përplaset nga makina një 50-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një makinë, teksa po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj rreth orës 07:30.

I plagosuri është rreth 50-vjeç, ndërsa kur u përplas ishte duke lëvizur në anë të rrugës me biçikletë. Ai u dërgua drejt spitalit të Beratit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertet e policisë rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?