Aksident në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, makina përplas motoristin

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është përplasur mjeti me drejtues B. H., me një motor me drejtues dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

“Më datë 10.02.2021,  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A.  Si  pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti  me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP